Ish trajneri i kombëtares i bindur për Shqipërinë: Shanse të mira, ja kë do rivalizojë

0
371

Postuar: 03/12/2018 – 10:53

Sipas shortit të hedhur në Dublin për fazën eliminatore të “Euro 2020”, kombëtarja shqiptare do të jetë në grupin H, së bashku me Francën, Turqinë, Islandën dhe Moldavinë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është shprehur i bindur se përfaqësuesja shqiptare ka realisht shanse të mira për të kapur vendin e dytë.

“Shqipëria duhet të besojë te vendi i dytë dhe te kualifikimi. Portugalia në “Euro 2016” kishte staturën e Francës sot, por Serbia me Danimarkën nuk janë si Islanda me Turqinë. Besoj se Shqipëria me këto dy të fundit do të rivalizojë deri në fund për vendin e dytë. Me gjithë respektin, por besoj se ato nuk janë si Danimarka me Serbinë”, shprehet ish trajneri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here