Rama i ashpër me serbët: Kosova s’mund të trajtohet si gjysmë shtet, Serbia po i jep goditje pas shpine

0
391

Nga Peja ku po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama  tha se Kosova nuk mund të trajtohet si gjysmë shtet, teksa vlerësoi se krijimi i ushtrisë ishte vendimi i duhur.

“Për Shqipërinë Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij. E drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete. Kemi mirëpritur dhe mirëpresim çdo çast të gjitha dinamikat dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Për Shqipërinë, Kosova është shtet sovran. Kosova është në gjendje të luajë rolin e saj ndërkombëtar dhe ka bërë përparim thelbëson në progresin rajonal. Serbia goditje pas shpine ndaj Kosovës. Ky është një reagim politik”, tha Rama

“Jam i vetëdijshmëm që dy vendet tona presin më shumë. Kosova është dhe do të jetë e popullit të vet, Kosova është dhe do të jetë e kombit tonë. Kosova pret transformimin e FSK-së”, tha Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here