Tifozët e Lacios shpalosën në sfidën kundër Milanit një banderolë në nderim të Konstantin Kacifasit, i vrarë nga forcat Renea ne fshatin Bularat te Gjirokastres, pasi hapi zjarr ndaj tyre.Nuk dihet nëse banderola ishte provokim për drejtorin sportiv Igli Tare dhe portierin Tomas Strakosha apo mund të ketë qënë ndonjë gjest individual i ndonjë fansi.
Çështja ‘Kacifas’ ka rikthyer tensionet mes dy vendeve, teksa autoritetet shqiptare e kanë cilësuar të drejtë veprimin e Reneas.