Mbrëmjen e djeshme Shqipëria bëri një lojë të mirë ndaj Uellsit duke arritur dhe një fitore që do të mund t’i kthejë besimin në ekipin kombëtar pas asaj humbjeje të turpshme ndaj Skocisë.
Ndërkohë në mediat ndërkombëtare ka bërë lajm fakti që dy yjet e Wellsit Ramsey dhe Gareth Bale nuk mundën ta shpëtonin ekipin e tyre nga humbja përballë Shqipërisë.
Përveç reazultatit zhgënjyes, një moment që ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave spanjolle ishte një pasim perfekt i Taulant Xhakës i cili nxori blof yllin e Realit, Gareth Bale.
Prestigjozja” AS”, ka publikuar dhe videon e këtij momenti.