Një tjetër prokuror që ka kaluar Vettingun ka vënë përballë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik. Bëhet fjalë për prokurorin e Apelit në Shkodër Arben Dollapaj, njëkohësit kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas hetimeve të komisionerit, Dollapaj ka vetëdeklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2 me vlerë 9 milionë lekë, por “burimi i krijimit të pasurisë nuk përshkruhet”. Në vitin 2007 ka deklaruar shtesë kati me sipërfaqe 113 m2 në banesën e të vëllait me vlerë 1.7 milionë lekë por sërish “burimi I krijimit të pasurisë nuk përshkruhet”. Në vitin 2011 deklaron blerjen e ½ të sipërfaqes 113 m2 dhe truall 157 m2 me vlerë 9 milionë lekë. Si burim për bërjen e kësaj pasurie ka deklaruar kursime personale 1.5 milionë lekë, hua 25 mijë dollar dhe kredi në shumën 5 milionë lekë. “Në deklaratën e vitit 2007, subjekti deklaron për herë të parë shtesë 1 kat për banim në object ekzistues dy kate e papërfunduar në vlerën 1.7 milionë lekë.
Ndërsa në deklaratën “Vetting” kjo pasuri rezulton e padeklaruar edhe pse subjekti kishte detyrimin të deklaronte saktësisht dhe plotësisht pasuritë e paluajtshme deri në datën e dorëzimit të deklaratës”, thuhet në arsyetimin e këkesës se komisionerit.Edhe për huanë 25 mijë dollar, komisioneri ka vëretjet e veta.
“Arsyetimi I komisionit nuk qëndron sepse rezulton se nuk është bërë verifikim i burimit të ligjshëm, sipas mjeteve dhe kërkesave të ligjit. Komisioni niset nga një premisë e gabuar kur shprehet se verifikimi për burimin e ligjshëm është kryer nga autoritete kompetente të shtetit të origjinës në momentin e depozitimit të kësaj shume ne banke, duke mos administruar asnjë akt apo referuar ndonjë dispozite ligjore, ku deshmohet se cili është autoriteti kompetent që ka bërë këtë verifikim apo e ka për detyrë ta bëjë atë, duke hetuar ligjshmërinë e të ardhurave që kanë shërbyer për kryerjen e këtij transaksioni banker. Hetimi I komisionit për të justifikuar burimin e ligjshëm të pasurisë, është i paplotë” argumenton komisioneri publik. Komisioneri ka vërejtje edhe përsa i përket verifikimit të pasurisë së bashkëshortes së prokurorit.
“Nuk është përmbushur detyrimi kushtetues dhe ligjor i justifikimit të ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë”, thuhet në arsyetim. Nga denoncimet që kanë ardhur tek komisioneri, rezulton se numri i kateve të shtëpisë është realisht katër kate, trek ate banim dhe një papafingo. Ndërkohë që Arben Dollapaj ka deklaruar numrin total të kateve vetëm tre.