Çështja Tahiri/ Bushati: Po ndërhyn në mënyrë brutale, ja çfarë fshihet pas deklaratës së SHBA

0
412

Ambasada Amerika ka reaguar pas me anë të një postimi në Facebook për procesin e dënimit nga Krimet e Rënda duke përmendur dënimin e Shullazit, Ervis Martinajt, duke bërë thirrjen: Kush e ka radhën?

Deklaratën e ambasadës e ka komentuar edhe analisti Andi Bushati. Sipas tij Ambasada Amerikane po ndërhyn në mënyrë brutale. Bushati shprehet se kjo deklaratë nuk është rrufe, pasi ai kujton edhe deklaratat e ambasadorit Lu për Tahirin.

“Ambasada Amerikane është 50 % fajtore, pasi është ajo e Reformës në Drejtësi.  Ambasada Amerikane për rastin Tahiri ka një kronologji, kjo nuk është rrufe, pasi kujtojmë edhe deklaratat e ambasadorit Lu. Drejtësia po tenton të rehabilitojë Saimir Tahirin. Ambasada Amerikane po ndërhyn në mënyrë brutale, pasi që me hashtagun se kush e ka radhën?

Më tepër ambasada po bën keq pasi kjo deklaratë po i nxjerr zbuluar. Kjo tregon se Prokuroria është e kapur. Ajo nuk shihet se këtu po bën drejtësi. Shqiptarët krijuan idenë se me Reformën në Drejtësi do bëhej nami” tha ndër të tjera Bushati në Neës24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here