Ishulli i Tenerifes në Spanjë, i njohur gjerësisht si “parajsa e turistëve” është përballur me stuhi dallgësh të mëdha që kanë shkatërruar edhe ballkonet e disa hoteleve në bregdet.
Ky është momenti kur një dallgë e madhe shkatërron ballkonet e një pallati, duke arritur deri në katin e tretë të apartamenteve bregdetare në ishullin e Tenerife.
Videoja shfaq dallgët e mëdha të cilat godasin me shpejtësi të madhe bllokun e apartamenteve në qytezën Mesa del Mar, në pjesën veriperëndimore në ishullin spanjoll.
Afro 65 apartamentet të dy blloqeve rrezikohen të shkatërrohen nga dallgët, dhe për këtë arsye janë evakuuar banorët.
https://youtu.be/cR6_st-3v7A