Super-operacioni i policisë në Elbasan, gazetari Koka zbulon detaje

0
558

Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje rreth operacionit të sotëm të zhvilluar në Elbasan, që solli shoqërimin e disa personave, të cilët u kapën me armë dhe minë me telekomandë. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ Koka tha se njëri prej personave të shoqëruar është nga fisi Çapja.

Operacioni në Elbasan ka nisur që prej orës 14:00 të ditës së sotme për kapjen e personave me precedentë penalë. Thuhet se operacioni po zhvillohet në zonën ‘Emin Matraxhiu’, aty ku thuhet se banojnë pjesëtarë të fisit Çapja. Thuhet se një prej 4 të ndaluarve është nga fisi Çapja që iu gjetën  mina me telekomandë dhe armë, por operacioni është ende në vijim dhe nuk mund të jepen më shumë detaje. Operacioni kthen në vëmendje çështjen për të parandaluar personat që mbajnë mina me telekomandë, armë apo pajisje të tjera të ndaluara. Elbasani është një nga qytetet ku ka persona që kanë vendosur pasuri përmes aktiviteteve kriminale”, tha Spartak Koka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here