Ish-ylli i skuadrës së Barcelonës, Alex Song tregoi së fundmi për tmerrin që kaloi te skuadra ruse e Rubin Kazan. Ai tha se klubi nuk i siguroi një shtëpi dhe se u desh të flinte në një dhomë në fushën e stërvitjes.
“Nuk mund t’u tregoja njerëzve se nuk ishte mirë, më duhej të thosha se gjithçka ishte në rregull, sepse nuk doja që ata të shqetësoheshin. Duhet të isha pozitiv dhe të mos i bëja njerëzit e tjerë të ndihen keq, veçanërisht gruaja ime dhe dy djemtë në Londër.
Kur nënshkruam së pari, më thanë se do të më jepnin një shtëpi. Por shkoi një muaj, dy muaj, gjashtë muaj dhe nuk kisha një shtëpi. Pastaj më çuan nga hoteli në një dhomë në fushën e stërvitjes dhe më duhej të jetoja aty dhe kjo ndodhi tre muaj pasi shkova në Kazan.
Ata më thoshin se duhej të prisja që shtëpia të mbaronte, por një ditë fola me një grua që kishte për qëllim projektimin e shtëpive dhe më tha se askush nga klubi nuk e kishte kontaktuar. Fusha e trajnimit ishte në rregull, por nuk është si kur jeton në shtëpi.