Google search engine
Home Aktualitet Megaoperacion kundër basteve online në Itali, veprimtaria shtrihej dhe në Shqipëri, arrestohen...

Megaoperacion kundër basteve online në Itali, veprimtaria shtrihej dhe në Shqipëri, arrestohen shumë sipërmarrës

0
478

Shqipëria është një nga 11 vendet ku një organizatë e fuqishme kriminale mafioze italiane ka shtrirë aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online.

Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar mëngjesin e  sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias.

Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man.

Mes të arrestuarve majft sipërmarrës e “prestanomi”.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në trasferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.

Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve kriminale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurrës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive on line e jo vetëm.

Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliadrë euro të luajtura në disa plataforma on line të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.

Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet e të monitortuara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundhsme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash “presta nomi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here