Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasditen e sotme ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka pasqyruar punën e bërë dhe rezultatet e arritura.
Gjatë javës së kaluar, Task Forca Antikorrupsion ka kryer inspektim administrativ në spitalin e Vlorës dhe janë marrë 18 masa disiplinore, për drejtues dhe punonjës të këtij spitali pasi janë kontatuar shkelje.
“Task Forca Antikorrupsion gjatë javës së kaluar ka kryer inspektim administrativ në spitalin e Vlorës. Objekt kontrolli kanë qenë prokurimet publike si dhe furnizimi me medikamente. Janë marrë 18 masa disiplinore, për drejtues dhe punonjës të këtij spitali.
9 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për monitorimin e kontratave për ISH DREJTORIN, aktualisht mjek në këtë spital si dhe 8 të tjerë përgjegjës, anëtarë të Komisionit të Prokurimeve.
Janë marrë 9 masa disiplinore, vërejtje me shkrim për drejtorin e spitalit për shkelje të procedurave dhe 8 personave të tjerë, përgjegjës të komisionit të prokurimeve”, u shpreh Gjonaj ndërsa shtoi se do vazhdojë goditja ndaj korrupsionit.