U largua nga Top Channel? Gazetari i njohur zbulon programin e ri ku do ta shohim

0
463

Është një nga gazetarët më të njohur të showbiz-it shqiptar, i cili për dy sezone radhazi ishtë pjesë e “Top Show Magazine” krah Alban Dudushit dhe Albana Osmani për të komentuar VIP-at shqiptarë.

Pas mbylljes së programit u tha se Ervin Kurti u largua nga “Top Channel” drejt një tjetër televizioni, por sot gazetari hodhi poshtë të gjitha thashethemet.
Në një intervistë për “Pop Culture” ai zbuloi se vazhdon të jetë pjesë e medias prestigjioze dhe madje tregoi se shumë shpejt do ta shohim në emisionin e të dielës krah Nevina Shtyllës, Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit.
Ervini tha se do të ketë një rubrikë të veçantë në emision që do t’i dedikohet showbiz-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here