Eurodeputetja qipriote, Eleni Theochaurus, ka reaguar pas shpalljesë nga qeveria shqiptare si “person non grata”,(person i padëshirueshëm në Shqipëri), për shkak të rolit të saj në thirrjet raciste antishqiptare gjatë funeralit të Konstandinos Katsifas në Bularat.
Gjatë një interviste për portalin qipriot, Sigmalive, ajo u shpreh se ndihej e nderuar pasi është shpallur i person “non grata” nga një qeveri e korruptuar.
“Ky është një titull nderi për mua, pasi jam sërish në fokusin e një tjetër regjimi të korruptuar dhe diktatorial, dhe kjo është konfirmuar sa nga Londra aq dhe nga Athina”, tha ajo.
“Ata (shqiptarët) nuk do të arrijnë dot të thyejnë rezistencën time, as dëshirën ose pasionin tim, për të siguruar të drejtat njërëzore të grekët e shtypur mizorisht në Epirin e Veriut”, citohet Theochaurus nga portali qipriot.
Sipas Sigmalive, ajo pritet të raportojë të hënën në Parlamentin Europian në lidhje me vrasjen e Kaçifasit. Eleni Theochaurus bën pjesë në grupin që raporton në lidhje me Shqipërinë në Bashkimin Europian.