Tsipras u pret pagën 10 mijë priftërinjve në Greqi

0
485
Gati 10 mijë priftërinj dhe personel mbështetës do të largohen nga lista e pagave të qeverisë në Greqi, në lidhje me marrëveshjen e bërë së fundmi mes qeverisë greke dhe Kishës Ortodokse.
Marrëveshja u arrit mes kryeministrit Alexis Tsipras dhe Kryepeshkopit Jerónimos.
Marrëveshja gjithashtu parashikon një zgjidhje të një mosmarrëveshje shumëvjeçare të pronësisë midis Shtetit dhe Kishës, që është një nga pronarët më të mëdhenj të pasurive të patundshme në vend.
Kreditorët grekë janë përpjekur të bindin qeverinë që të shesë asetet dhe të zvogëlojë numrin e të punësuarve në sektorin publik.
Sipas sistemit aktual, priftërinjtë paguhen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, siç dhe të punësuarit në sektorin publik, dhe për kastën klerikale Greqia ndan rreth 200 milion euro në vit.
Shoqata e priftërinjve grekë tashmë ka njoftuar se do të kundërshtojnë çdo përpjekje për të hequr statusin e nëpunësve civilë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here