Biznesmeni i njohur vihet me shpatulla pas murit/ Prokuroria kërkon 5 vite burg dhe 2 milionë gjobë për të

0
547

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burgim, dhe konfiskim të pronave me vlerë mbi 2 milionë Euro ndaj biznesmenit të kromit Sokol Nasufi, i akuzuar për mashtrim me skemën e TVSH.

Prokuroria thotë se dëmi i shkaktuar shtetit është 50 milionë lekë të reja. Përveç Sokol Nasufit, prokuroria ka kërkuar gjobitjen e dy firmave “Euro Trade Mineral Group” dhe “Euro Speed Trans Chrom” me nga 2.5 milionë lekë të reja secila. Gjithashtu, Nasufi, sipas prokurorisë, duhet të shpallet fajtor edhe për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Sakaq, në dënimin përfundimtar, përveç burgimit dhe konfiskimit për llogari të shtetit të pronave të Nasufit, prokuroria kërkon që i pandehuri Sokol Nasufi të kthejë vlerën e TVSH-së që ka marrë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe krijimit të skemave mashtruese.

Në lidhje me këtë hetim, Sokol Nasufi fillimisht u arrestua nga prokuroria, por për shkak të gjendjes shëndetësore dhe moshës është liruar sërish. Për këtë arsye, prokuroria ka kërkuar që vitet e burgimit t’i kthehen në liri me kusht në shërbimin e provës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here