‘Piratët e Egjeut’. Ministri Kammenos dënon komentet e Erdogan

0
529
Ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos ka dënuar sot komentet e presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt.
Duke folur megazetarët jashtë ministrisë së mbrojtjes, Kammenos tha se Greqia respekton ligjin ndërkombëtar, mbron sovranitetin e saj dhe kërkon bashkëjetesë sipas ligjeve ndërkombëtare, por nuk tërhiqet asnjë hap nga të drejtat e saj ligjore.”
Deklarata ishte një reagim ndaj komenteve të një dite më prë të presidentit turk, i cili kishte ironizuar duke i quajtur grekët “piratë të Egjeut” në lidhje me nismën e tyre për zgjerimin e ujerave ndërkombëtare në Mesdhe dhe për përjashtimin e Turqisë dheQipros se Veriut.
“Ne nukdo të pranojnë tentativa të kapjes së burimeve natyrore në Mesdheun Lindor me anë të përjashtimit të Turqisë apo të Qipros së Veriut nga iniciativa. Ne nuk do të lejojmë banditët të bredhin të lirë deteve, ashtu siç i bëmë të paguanin dhe terrorist në Siri”, tha Erdogan.
Kamenos reagoi duke thënë se “grekët janë i vetmi komb që nuk kemi qenë kurrë piratë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here