Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së minoritarit grek Kostandin Kacifas.
Janullatos bën thirrje për ndaljen e “zhurmave të papërgjegjshme” dhe kërkon që Kacifas të varroset sipas traditës fetare.
Kujtojmë se ditën e sotme, kryepeshkopi i Greqisë Hieronimos kërkoi që Janullatos të reagojë për ngajrjen.
Reagimi i plotë:
THIRRJE
U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare.
Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.