Trageti 200 metra i gjatë përplaset me vinçin (Video)

0
561

Një zjarr i madh ka shpërthyer në portin e Barcelonës, pasi një vinç u godit nga një traget 200 metra i gjatë.

Trageti me pasagjerë nuk mundi të ankorohej në kalatë për shkak të erës së fortë dhe dallgëzimit në det, duke bërë që të përplasej me vinçin e tonazhit të lartë.

Në video shfaqen edhe punonjësit e portit në Spanjën verilindore teksa vrapojnë në përpjekje për të shpëtuar jetën para se vinçi të rrëzohej dhe të shpërthenin flakët.

Asnjë i lënduar nuk ka mbetur nga ky incident siç raporton “Associated Press”, ndërsa dëshmitarët e rastit kanë filmuar të gjithë ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here