Në aktivitetin e bashkëqeverisjes të zhvilluar në Has, kryeministri Edi Rama duke pranuar se vetë nuk është i kënaqur me investimet në këtë zonë, u shpreh se në fillimin e vjeshtës së vitit të ardhshëm do të kemi fluturimet e para në aeroportin e Kukësit, që do të ndihmojë ekonomikisht këtë qark
Rama: Ma ha mendja që deri në fillim të vjeshtës së ardhshme do të nisin fluturimet e para me çmime të ulëta.
Rama solli dhe një rast të një drejtori, tashmë të pushuar nga puna, i cili nuk kishte dhënë dëmshpërblimet ndaj fermerëve të cilët kishin humbur dhentë në vitin 2015 nga sëmundja e dermatozës.