Britania, Norvegjia bien dakord për të drejtën e qëndrimit të qytetarëve pas Brexit

0
880
Kryeministrat e Britanisë dhe Norvegjisë vendosën dje se qytetarët e të dy vendeve do të ruajnë të drejtën e tyre të rezidencës  në rast të një Brexit pa marrveshje me BE.
Marrveshja është hapi i parë i lidhjes së re të Londrës me vendin nordik, para se Britania të dalë nga Bashkimi Evropian në mars. Norvegjia nuk është anëtare e BE por pjesë e tregut të përbashkët evropian.
 “Kryeministrja dhe unë pranuam që Britania dhe Norvegjia të ruajnë të drejta të plota pë qytetarët e tyre në të dyja vendet”, tha kryeministrja norvegjeze Erna Solberg, në konferencën e përbashkët me Theresa May në Oslo.
“Qytetarët britanik që jetojnë në Norvegji do të kenë të njëjtat të drjeta si para dhe pas marsit 2019”, tha ajo, duke shtuar se dy vendet do të rpanojnë menjëherë një marveshje të Brexit nëse diçka e tillë arrihet me BE.
Kryeministrja britanike May, tha se bënte përkushtim të njëjtë për qytetarët norvegjezë në Britani, si pjesë e zotimit të gjerë për të gjithë qytetarët e zonës ekonomike evropiane që jetojnë atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here