Lidhur me vrasjen e ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas nga forcat RENEA në Gjirokastër ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë greke, Dhimitris Xhanakopulos.
Në një reagim zyrtar, zëdhënësi grek i bën thirrje qeverisë shqiptare të ulë tonet.
“Qeveria shqiptare të ulë tonet. Ngjarjen të mos e trajtojë me agresivitet. Mbajmë të njëjtin qëndrim si dje”, deklaron ai.