Realit të Madridit i soset durimi dhe i tregon ‘derën” Lopetegut, ja kush do ta zëvendësojë

0
481

Reali i Madridit duket se nuk e ka kapërdirë humbjen poshtëruese ndaj Barcelonës me rezultatin 5-1, dhe duke patur parasysh edhe rezultatet e dobëta të mëparshme ka vendosur që të largojë trajnerin që erdhi me shumë bujë pak para “Rusi 2018”, Julen Lopetegu.

“Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF, sot më 29 tetor 2018, ra dakord që të ndërpresë kontratën që e lidh trajnerin Julen Lopetegui me klubin. Ky vendim u mor nga përgjegjësia maksimale dhe ka për qëllim për të ndryshuar dinamikën në të cilën ndodhet ekipi i parë. Klubi e falënderon Julen Lopeteguin dhe të gjithë ekipin e tij teknik për përpjekjet dhe punën e tyre dhe i dëshiron atyre më të mirën në karrierën e tyre profesionale”.

“Ai do të zëvendësohet përkohësisht nga Santiago Solari, i cili do të udhëheqë ekipin e parë duke filluar nga nesër, e martë”, thuhet në njoftimin e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here