Kërcënohet Artan Hoxha, bëhen publike mesazhet: Tani e dimë kush je, të kemi me foto dhe video

0
473

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa mesazhe kërcënuese të cilat thotë se i janë dërguar atij. Gazetari i lidh kërcënimet ndaj tij me postimin që ai bëri në rrjetin social një ditë më parë për ngjarjen ku RENEA, pas një shkëmbimi zjarri, vrau 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifas, i cili më herët kishte qëlluar me armë makinën e forcave të policisë.

“Grekët e verbuar nga nacionalizmi shovinist, ‘trimat’ që kanë mbushur brekët e Agimit të Artë dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po më çojnë fjalë:

‘Tani e dimë kush je, e dimë ku je, të kemi me foto dhe video, etj, etj, etj’….”, shkruan Hoxha.

Gazetari thotë se ka marrë qindra mesazhet në greqisht, anglisht e shqip.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës

Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, “trimat” qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale:

“Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”….

Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim…

στο καλο….

Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin “Pirro i pare”, e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here