Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se nuk do të ketë më asnjë tolerancë për farmacitë që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve.Gjatë ceremonisë së hapjes së panairit mjekësor Medical Expo, Manastirliu u shpreh se masat do të përshkallëzohen, jo vetëm gjoba por edhe heqje licence për subjektet që shkelin rregullat.
Task-forca e ngritur nga Manastirliu vazhdon me intensitet kontrollin e farmacive për tregtimin e barnave pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së barnave.
Që nga krijimi i Task-Forcës, janë kontrolluar 204 subjekte farmaceutike në të gjithë vendin, nga të cilat 79 subjekte farmaceutike janë dërguar pranë Urdhrit të Farmacistëve për rishikimin e licencës.
Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 90 shkelje administrative, nga të cilat pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.
Më konkretisht:
• 38 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”
• 34 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”
• 10 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”
• 7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”