Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka treguar detaje të reja nga operacionet e fundjavës të Policisë.
Lamallari është shprehur se njëri prej grupeve të goditur gjatë fundjavës, ai i Shijakut vepronte pa ndërprerje që prej vitit 1994, ndërsa ka shtuar se do të goditen dhe grupe të tjera kriminale pasi po bashkëpunohet me agjencitë e huaja ligjzbatuese.
“Njëri nga këto grupe të goditura vepronte prej 17 vitesh pa ndërprerë. Grupi i Shijakut. Ai vepronte prej vitit 1994…
Do arrestohen grupe të tjera. Po bashkëpunojmë me agjencitë e huaja që tju sekuestrojmë pasuritë brenda dhe jashtë, tha Lamallari në RTSH.