Pas Obamës dhe Klinton, pako-bombë edhe në restorantin e aktorit të njohur të Hollywood

0
429

Një pako e dyshimtë është gjetur në restoranti Tribeca në pronësit të aktorit të njohur të Hollywood, Robert De Niro, ka raportuar “New York Post”.

Të gjithë njerëzit që ndodheshin në restorant u evakuuan menjëherë me ardhjen e forcave të policisë.

Pako ishte po e njëjta si ato me eksplozivë të gjetur në shtëpitë e ish-Presidentëve Barack Obama e Bill Clinton.

Po ashtu një tjetër pako u gjet dhe në redaksinë e agjencisë amerikane CNN dhe në shtëpinë e George Soros ditën e hënë.

Ajo çfarë i bën të përbashkët të gjitha vendet në të cilat është vënë pako e dyshimtë me eksplozivë, është fakti se të gjithë janë anti-Donald Trump shkruajnë mediat amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here