Panuçi i gjeti adresën, reagon Bujar Nishani:A është një shpifje kjo ?

0
410

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar pas lajmit se trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi kishte depozituar padinë e re kundër tij dhe se i kishte gjetur adresën e shtëpisë, të cilën ia ka vënë në dispozicion gjykatës duke i çuar avokatët e tij për të rinisur sa më parë procesin.

Nishani shkruan se ai adresën e ka dorëzuar nga avokatët e tij që në nisje të procesit, nërsa pyet “A është një shpifje kjo?”.

Panuçi ka paditur ish-presidentin Nishani për cënim të imazhit dhe personalitetit, duke i kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim.

Postimi:
Top-Channel paska shpërndarë një “lajm të rëndësishëm”. —
Adresën time miq, nuk e gjetën as avoketërit e Panuçit dhe as avoketërit e Top-it.
Zyra ime avokatore e depozitoi sapo u kërkua.
A është një shpifje kjo ? –✌️

Nishani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here