Godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. Ky është vendimi që mori sot parlamenti me 74 vota për rrëzimin e dekretit të Presidentit, Ilir Meta.
Edhe pse maxhoranca ishte e vendosur për shembjen e Teatrit, duke e votuar tre herë ligjin në Parlament, po kaq i vendosur në qëndrimin e tij, duket të ketë qenë edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko.
Edhe në seancën e sotme, ndërsa kolegët e tij, maxhorancë në sallë, votuan pro shembjes së Teatrit Kombëtar, Ministri Majko, nuk mori pjesë në votim.
Në seancen e datës 5 korrik të këtij viti Pandeli Majko nuk mori pjesë në votim për Teatrin Kombëtar, ndërsa u largua në mënyrë demonstrative nga salla pas një debati me kryeministrin Rama, debat i cili u kap edhe nga kamerat e pranishme në seancë.