I fshihej drejtësisë italiane në Shqipëri, kush është mësuesi pedofil i arrestuar në Tiranë?

0
613

Zyrtarë të lartë të policisë shqiptare dhe asaj italiane kanë dalë në konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë njoftuar arrestimin e një pedofili  në Itali.

I arrestuari është Masimilliano Croce, 45 vjeç, banues në Romë.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014  ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Hetimi ka nisur në mes të muajit Tetor dhe u mbyll me sukses në më pak se 15 ditë, falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet agjencive tona dhe atyre italiane.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike  të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej  më shumë se 4 vitesh.

Operacioni i kryer është rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve, dhe tregon edhe njëherë rritjen e besimit reciprok mes palëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here