Del video e megaoperacionit nga Hasi në Sarandë që çoi në arrestimin e 27 personave.
Janë goditur anëtarët e 4 grupeve kriminale. Janë 27 të arrestuar, mes të cilëve edhe tre policë ndërsa 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.