Pas arrestimit të Stresit, Policia bën paralajmërimin e fortë: Ja kush pritet të arrestohet tjetër

0
600

Arrestimi mbrëmjen e kaluar e Arkimed Lushajt bëri bujë në mediat shqiptare, për faktin se 31-vjeçari me gjithë karakterin rebel merret me art dhe nuk pritej aq më tepër të ishte anëtar i një grupi kriminal.

Ai akuzohet për trafik droge dhe krime kundër personit. Në media u raportuar se ai ishte prej 1 viti në përgjim. Stresi është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Po kështu burime nga policia bëjnë me dije se në grupin kriminal Stresi nuk ka rol drejtues por periferik.

Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e kaluar pasi kishte informacion se do ikte jashtë shtetit.

Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi.

Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e bllokut, por edhe ne periferi të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here