Ultimatum për arrestimin e Balilit. Rama : Nuk dua të ma përmendë ambasadorja e re amerikane

    0
    554

    Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar publikisht Policisë së Shtetit që të godasë të fortët, duke bërë thirrje në mënyrë të veçantë për arrestimin e Klement Balilit.

    Kreu i qeverisë deklaroi se arrestimi i Balilit duhet bërë para se të vijë ambasadorja e re e SHBA-së.

    “Nuk dua që të presim të vijë ambasadorja e re e SHBA që të thotë se Klement Balili nuk është arrestuar ende”, deklaroi Rama gjatë takimit me policinë.

    Kujtojmë se ambasadori Donald Lu ka kërkuar disa herë publikisht arrestimin e “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balili.

    “Akoma me fletë gjobash që shkruhen me dorë, kamerat e trupit, të rrugë, radiot sipas planit të ri, mund të jetë justifikime për të gjitha këto, kjo këtu e kjo aty, por këto gjëra duhen bërë me maksimumin e shpejtësisë, duhet fokus,

    Dinjitet është të mos e pranojmë dot asnjë që vesh uniformën tuaj dhe del nga shtëpia që komunitet tona të kenë problem kur del nga shtëpia një i fortë, por të garantojnë që çdo i fortë të ketë problem.

    Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve klubet, parqeve t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.

    As si gjobëvënës, as si konsumator shampanjash të shtrenjta në mes të bllokut.

    Nuk dua i dashur drejtor, të na përmendë ambasadorja e re amerikane Klemend Balilin, ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, ku uniforma vihen në diskutim dhe makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, hedhim inerte.

    Qoftë për të kapur Klement Balilin, për të gonxhuar të fortë të tjerë”, tha Rama në fjalën e tij.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here