Panuçi tërbohet pak para ndeshjes në konferencën për shtyp: Katastrofë!

0
387

Trajneri i kombëtares është acaruar dhe shkak ka qenë konferenca e djeshme për shtyp. Përkthimi nuk është bërë nga drejtori i zyrës për shtyp dhe përkthyesi ka shfaqur pasiguri jo vetëm sa i përket gjuhës, por edhe transmetimit të mesazheve, si të gazetarëve për trajnerin, por edhe të trajnerit për mediat.

I pyetur nëse ka një koment për çështjen “Balliu”, trajneri ka dhënë versionin e tij, mirëpo përkthyesi ka dhënë një tjetër version.

Kjo ka bërë që italiani të reagojë edhe me gjeste, ndërkohë që nën zë u shpreh: “Katastrofë!” Përkthimi dje është dashur që të bëhet në tri gjuhë, nga shqipja në gjuhën italiane dhe më tej në atë izraelite për gazetarët vendës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here