Gjermania lëshon “bombën” për Taulant Ballën: Po e verifikojmë

0
431

Çështja e Taulant Ballës duket se nuk ka mbetur vetëm brenda kufirit shtetëror.

Ajo ka ngjallur interesin e pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, këta të fundit i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme ( Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.

Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti.

Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht  si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.

Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.

Mbetet në gjykimin e deputetëve nëse informacionet e marra do t‘i bëjnë publike apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here