Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së demokratit Ervin Salianji ku akuzoi Ballën për udhëtime me Cahartera dhe me trafikantë droge.
Në postimin e tij Rama shkruan: “Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”
Postimi i plotë
Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja.