Është zbardhur dëshmia që dha ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti i PD-së Ervin Salianji lidhur me çështjen ‘Babalja’.
“BalkanWeb” shkruan se Salianji ka deklaruar në prokurori se Alizoti është një person i panjohur për të.
Salianjio: “Alizoti na kërcënonte për para. Fredi Alizoti është një person i panjohur për mua. Si fytyrë më përputhej me atë që kisha parë në video.Videon e mora, por nuk e konsiderova. Videon me Alizotin ma solli në seli Florenc Hoxha. Videon e rimora kur doli ‘aktori’ Alizoti. Videon e ripashë pas daljes në media. Hioxha më tha se dikush po i kërkonte takim.”