Rrahën funksionarin e shtetit, ja sa vite burg rrezikojnë dy futbollistët e famshëm

0
417

Aleksandr Kokorin dhe Pavel Mamaev janë arrestuar nga policia e Moskës, ndërsa janë në pritje të dënimit të tyre.

Dy futbollistët e kombëtares ruse akuzohen se kanë dhunuar një funksionar të shtetit si dhe një shofer të një kanali televiziv.

Mediat ruse shkruajnë se ata mund të dënohen deri në 7 vite burg, ndërsa rrezikojnë përjashtim të përjetshëm nga kombëtarja ruse dhe kampionati.

Përpos kësaj, ata u paraqitën me vonesë në komisariat, ndryshe nga ora që u ishte përcaktuar nga autoritet.

Skuadra e Zenit ka hequr nga dyqanet fanellat e Kokorin, ndërsa Krasnodar ka bërë të ditur se po mendon të prishë kontratën me Mamaev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here