“Nuk e njohim Kosovën”, Petro Koçi i jep zyrtarit serb përgjigjen që ai nuk e priste

0
501

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që zhvillohet sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, z.Petro Koçi, duke theksuar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here