“Kam pasur shumë kërkesa”. Habit “Zogu i Tiranës”, së shpejti bashkëpunim me Luana Vjollcën

0
799

Prezantuesi i emisionit “Ditë e Re”,  Hermes Nikaj ose i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” mund të vijë shumë shpejt me një surprizë.

Teksa ka qenë duke biseduar me moderatoren Dajana Shabani në “Ditë e Re”, Hermes zbuloi se do ta shohim edhe në këngë. Një prej pyetjeve që iu bë nga ndjekësit në rrjetin social “Instagram” ishte për një duet të mundshëm me Luana Vjollcën.

“Pritet së shpejti. Kam pasur shumë kërkesa. Kënga e Luanës me Bujarin është hit”, tha ai.

Ndërsa kujtojmë se moderatorja seksi Luana Vjollca ka disa kohë që ka hyrë në tregun e muzikës dhe së fundi po shijon suksesin e këngës popullore me Bujar Qamilin, “I dhe flakë mallit tim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here