Video e Alizotit, Prokuroria thërret për shpjegime Salianjin

0
459

Një ditë pas publikimit të videos ku shfaqet Fredi Alizoti, personazhi për të cilin Prokuroria tha se ka imituar zërin e Agron Xhafaj në audio-përgjim, deputeti demokrat Ervin Salianji thirret për shpjegime.

Burime bëjne me dije se Prokuroria ka thirrur për të marrë në pyetje deputetin demokrat, cili duhet të paraqitet ditën e premte në organin e akuzës.

Salianji publikoi videon mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” duke dhënë edhe sqarime. Ndaj prokuroria pret që deputeti i PD të japë shpjegime për këtë video, e cila më herët u sekuestruar nga Prokuroria në selinë e PD.

Në video, Fredi Alizoti deklaronte se ishte marrë me makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranonte versionin që i shkon për shtat mazhorancës. Para organit të akluzës, sipas Alizotit ai ishte takuar dhe me deputetin socialist Taulant Balla dhe dy persona të tjerë. Po kështu në video Alizoti thoshte se po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here