“Shqiptarët janë hajdutë”, politikani gjerman ka një thirrje për të gjithë bashkëkombësit e tij

0
405

Një politikan i partisë populiste gjermane AfD, Andreas Winhart, ka ngjallur shumë debat në Gjermani, me fjalimin e tij të fundit me nota përçmuese për shqiptarët dhe afrikanët.

Mediat vendase shkruajnë se ai në një fjalim të fundit para fushatës së partisë të ekstremit të djathtë në Bad Aibling, i quajtu shqiptarët hajdutë. Ndërkohë që azilkërkuesit dhe emigrantët afrikanë si bartës të SIDA-s.

“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju bashkohuni partinë AfD”, tha Winhart.

Ndërkohë që afrikanët i etiketoi negro dhe deklaroi se përmes azilkërkuesve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDA-s.

“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?,” – tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here