Foto/ Falsifikim dhe pastrim parash, ja kush është ‘peshku i madh i Jugut’

0
500

Arrestohet në Vlorë, biznesmeni i njohur Pëllumb Petritaj, i cilësuar si ‘peshku i madh i Jugut’. Burime nga Policia bëjnë me dije se Petritaj është arrestuar pasi dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Mësohet se biznesmeni ka pasur postin e kryetarit të Partisë Republikane të Vlorës.

Biznesmeni është dënuar në prill të këtij viti me 3 vite burg për akuzën e tjetërsimit të pronave në Vlorë.Ky i fundit akuzohet në qytetin e Vlorës si një nga njerëzit që nëpërmjet dokumentave të falsikuara ka arritur të tjetërsojë shumë sipërfaqe tokësore në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit në Vlorë.

Petritaj, ka mundur në rrethana të dyshimta ti shpëtojë rrjetës së drejtësisë duke mos umarrë as i pandehur, tre ditë më parë ai u gjet fajtor nga gjykata e Vlorës duke e dënuar me 3 vjet burg sipërfaqe tokësore në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit në Vlorë dhe Himarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here