Dhjetra të arrestuar nga “mafia e futbollit” në Belgjikë e Serbi

0
565
Dhjetra qytetarë të Belgjikës e Serbisë janë arrestuar sot, duke përfshirë dhe trajnerin e skuadrës belge të futbollit Club Brugge.
Mes të arrestuarve janë dy arbitra të futbollit belg, dhe disa menaxherë klubesh të cilët dyshohen për manipulime dhe pastrim parash në lidhje me transferuat e lojtarëve drejt klubeve belge Brugge, Anderlecht, Lokeren, Ghent, e të tjerë.
Arrestimet erdhën pas një bashkëpunimi mes prokurorisë së Serbisë dhe autoriteteve gjyqësore në Belgjikë, Francë, Luksemburg, Qipro, Maqedoni e Mali i Zi.
Sipas prokurorisë serbe janë kontrolluar ambientet e dhjetë klubeve të futbollit në Belgjikë dhe dhjetra vendndodhje të tjera. Prej përfshirjes së qytetarëve serbë në skenë janë kontrolluar dhe gjashtë vendndodhje në Beograd, Nish, ku janë gjetur rreth 800,000 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here