Salianji i nervozuar debaton ‘live’: Po të toleroj si shumë. Gazetarja: Nëse me ngatërroni me një kukull, gaboni rëndë

0
419

Deputeti demokrat Ervin Salianji është shfaqur i nervozuar në studion e “News 24”, ku ka debatuar me gazetaren Ola Bruko. I pyetur lidhur me çështjen “Babalja” dhe konkluzionet e hetimeve në bazë të rezultateve të laboratorit britanik dhe analizave të tabulateve telefonike, ligjvënësi nuk ka pranuar asgjë.

Ai nuk ka pranuar pyetjet e gazetares mbi hetimet, duke e intimiduar drejtpërdrejtë.

“Po ju toleroj si shumë unë juve”, tha Salianji.

Bruko i ka kërkuar deputetit që të qetësohet pasi i dukej i shqetësuar, ku i kujton se ajo si gazetare duhet të bëjë çdo pyetje në interes të publikut.

Më tej, ajo ironizon duke i thënë se nuk mund të qëndrojë si “kukull” para tij dhe të dëgjojë fjalimin e tij.

“Jeni në studion time të lajmeve. Nëse me ngatërroni me një kukull, ngatërroheni rëndë zoti Salianji. Unë jam këtu për t’u bërë pyetje, ju duhet të përgjigjeni”, tha gazetarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here