‘Babalja’ konspiracion nga opozita për të rrëzuar pushtetin popullor? Basha hedh akuza të forta: Rama si Enver Hoxha

0
408

Dosja ‘Babale’ vijon që të jetë kryefjalë, ndërsa pas zbulimit të përgjimeve, sot ka pasur replika mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. Shefi i qeverisë tha sot se ‘Babalja’ është një konspiracion i përgatitur në dy skuta dhe që kishte për qëllim rrëzimin e qeverisë. Por Basha reagoi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët duke e krahasuar Ramen me Enver Hoxhën.

“Ka zbuluar konspiracion nga opozita për të rrëzuar pushtetin popullor. Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale duke paraqitur lidhjet kriminale si konspiracion si në kohën e Enver Hoxhës. Zëri është i Agron Xhafajt, ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Në ekspertizë u dërgua zëri me cilësi të dobët. Prokuroria nuk ka asnjë fakt që ka manipulim. Në hetimin e prokurorisë mungon plotësisht Agron Xhafaj. Aktori i vetë akuzuar dhe vetëofruar është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorëve nën udhëzimin e Fatmir Xhafajt. Kjo është një vepër e rëndë penale, do të përballen me drejtësinë. Unë po pres të shoh sa shumë do të zhyten në këtë histori, Rama, policia dhe prokuroria. Presim të shikojmë ekspertizën italiane, apo refuzimin e Italisë. Pres konkluzionet për hetimin e pasurisë së Agron Xhafajt. Po pres që prokuroria të marrë në pyetje Ramën dhe Xhafajn. Ndodhemi në një gjendje grushti shteti, pa nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, të Lartë, policia është e shpartalluar. Do të nxjerrim Shqipërinë nga kjo gjendje e emergjencës kombëtare”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here