“Zbrisni shpejt se mos plas”, panik në aeroportin “Nënë Tereza”

0
445

Disa shqiptarë të cilët udhëtonin nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Firences në Itali janë përballur me  një gjendje paniku.

Sapo kanë hipur të gjithë pasagjerët dhe janë akomoduar, avioni është nisur, por rrotat i kanë marrë flakë.

Kjo situatë paniku i ka kapur të papërgatitur udhëtarët dhe stjuardesat, të cilat u kanë kërkuar të zbresin me urgjencë.  Pas kësja të rinj e të m oshuar kanë nxituar të zbresin nga avioni për të shkuar në drejtim të autobusëve që i shoqërojnë në hyrje të aeroportit.

Ngjarja sapo ka ndodhur, por siç imagjinohet, deri më tani askush nuk i ka lajmëruar se ç’do të bëhet me ta dhe kur do të nisen në ndonjë moment të dytë.

As kompania nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here