I shpallur në kërkim, trafikanti i kokainës “tallet” me policinë (VIDEO)

0
459

Ai është një ndër bosët më të kërkuar të drogës por kjo nuk e ka ndalur të shfaqet në një videoklip të këngëtarit kubanez, Clase-A. Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin Francisco Tejon.

Sipas njoftimeve të para pamjet besohet se janë xhiruar në Camapo de Gibraltar ndërkohë që policia spanjolle po përpiqet të gjurmojë vendin dhe të gjejë Tejon, i cili është anëtar i bandës Los Castanitas.

Francisco u arratis nga paraburgimi në Marok në vitin 2016 dhe mbetet në arrati, megjithëse udhëheqësit e bandës Samuel Crespo dhe vëllai i Francisco, Antonio u arrestuan vetëm disa muaj më parë në La Linea de la Concepcion.

Ai kërkohet për trafik droge, krimi të organizuar dhe pastrim parash, ndërsa policia gjithashtu po heton këngëtarin Clase-A. Në video, Clase-A dhe Francisco shfaqen në një makinë para se të bashkohen me një grup vajzash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here