Edhe pas refuzimit, Vuçiç i vendosur: Do ta blejmë ‘Telekom Albania’-in!

0
496

“Në Serbi, do të ishte e pamundur që politikanët të ndalonin investimet në ekonomi, vetëm për shkak se paratë vijnë nga Shqipëria. Dhe ajo që kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ka ndodhur me “Telekom Serbia”. Ne patëm dhënë ofertën më të mirë për blerjen e “Telekomit të Shqipërisë”. Ata po thonë se paratë e Serbisë nuk janë mjaft të mira, gjë që do të ishte e frikshme”.

Kështu është shprehur presidenit serb, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar refuzimin sipas tij që autoritetet shqiptare i kanë bërë kërkesës së kompanisë serbe për të blerë kompaninë e telefonisë mobile, “Telekom Albania”.

Sipas Vuçiç, Shqipëria u ka dërguar mesazhin e gabuar në këtë mënyrë investitorëve, duke iu thënë se nuk janë të mirëpritur dhe se investimet serbe nuk duhet të vijnë. Megjithatë kreu i shtetit serb është shprehur i bindur se Serbia do ta blejë “Telekom Albanian” përmes një mënyrë tjetër.

Kur shteti ka rritje të të ardhurave, papunësia është dy herë më e ulët se në Shqipëri, kur kemi reduktuar borxhin publik mes 47-48% deri në fund të janarit, këto janë tregues pozitivë. Ne do ta blejmë në një mënyrë tjetër “Telekom Albanian”.

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë

Komentet presidenti serb i bëri gjatë inagurimit të fabrikës “Labor srb”, në Sremska Mitrovica. Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të favorshme për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here