Gjykata i ka dërguar një fletëthirrje ish-presidentit Bujar Nishani për t’u paraqitur në seancë, pas padisë së ngritur në ngarkim të tij nga trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Christian Panucci.
Në vendimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Bujar Nishani ka ndërruar adresë dhe i kërkon gjendjes civile që të gjejë adresën e saktë të ish-presidentit për t’i dërguar fletëthirrjen për në seancë.
Megjithatë, Nishani në një status në rrjetet sociale nuk reagon për këtë temë, por për kallëzimin e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Opozita e Bashkuar kallëzon penalisht Kryeministrin shqiptar.
Padia për krime serioze përfshirë pengimin e drejtësisë.
Të shohim nëse drejtësia do të funksionoj e pavarur ????”, shkruan Nishani.