Përcaktimet në ligj, përgjimi i pushtetarëve në dorë të SPAK, ja si rrudhen kompetencat e Arta Markut

0
382

Një vit më parë, Parlamenti miratoi ndryshimet e ligjit për përgjimet. Më miratimin e tij ka dhe ndryshime kompetencash. Deri më tani ishte Prokurori i Përgjithshëm ai që vendoste gjithçka, pasi ka bërthamën e pajisjes së përgjimit. Mirëpo në ligj është vendosur që të drejtën për përgjime ta ketë kryetari i Gjykatës së Apelit në SPAK. Hyrja në fuqi e ligjit solli rrudhje të kryeprokurorit nga çdo lloj kompetence. Kjo bëhet me qëllim që të vihen në përgjim pushtetarët e lartë kur ka raste për korrupsion. Sapo të ngrihet SPAK, të gjithë ata politikanë, ministra e ish-ministra që dyshohen për afera, mund të vihen në survejim nga SPAK. Nga ana tjetër i janë bërë një sërë ndryshimesh ligjit, pas vërejtjeve të Ministrisë së Drejtësisë. Vetë politika duket se ka amnistuar veten, pasi u ra dakord që përgjimet të jenë vetëm elektronike, pra përgjimi i telefonave dhe komunikimet në internet. Vetëm në këto raste mund të ketë survejime dhe të shërbejnë si prova. Ekspertët e SPAK dhe Byrosë së Hetimit do kenë më shumë ekskluzivitet të kryejnë dhe përgjime të telefonave celularë. Sipas përcaktimeve, nëse kërkohet informacion pranë një kompanie celulare mbi tabulate dhe gjithë informacionet e tjera, ajo është e detyruar t’ia vendosë në dispozicion. “Kur përgjimi nuk mund të realizohet nëpërmjet sistemit të përgjimit, Drejtori i SHISH ose Ministri i Brendshëm, sipas rastit, kërkon ndihmën e çdo operatori të komunikimit elektronik në Republikën e Shqipërisë dhe operatorët janë të detyruar të ndërmarrin hapat e nevojshëm. Në këto raste, operatorit i jepet kopje e vendimit të Kryetarit/Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë ose në mungesë të tij një gjyqtari tjetër të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 8 të këtij ligji, me përmbajtje të shkurtuar dhe pa të dhëna që mund të dëmtojnë procesin informativo-gjurmues”, thuhet në ligj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here